[]

Mirësevini në faqen Shqip të Drejtorisë Arsimore të Filadelfias

Mirësevini në faqen Shqip të Drejtorisë Arsimore të Filadelfias

MARDHENIET E NDERSJELLTA ME PRINDERIT
     
      Kodi i Sjelljes
      kalendari shkollor
      Politika e Programit ESOL
      Regjistrime për Parashkollorët
      Linja Direkte e Prindërve në Gjuhën shqipe 215 400 8481

Drejtoria Arsimore e Filadelfias ka një përbërje mjaft të larmishme. Ne jemi krenar për nxënësit tanë. Duke ardhur nga vende të ndryshme të botës, ata sjellin me vete talentet e tyre të veçanta dhe një trashëgimi kulturore të pasur. Gjatë punës, studimit dhe argëtimit të përbashkët, fëmijët kanë mundësi të shkëlqyera për të mësuar nga njeri tjetri dhe për të pasuruar më shumë eksperiencat e tyre. Në këtë mjedis multikulturor përfitojnë të gjithë nxënësit. Ata fitojnë cilësi të shkëlqyera dhe mësojnë si të jenë më të hapur për ndryshime, të paanshëm dhe të marrin vendime të drejta, si edhe ju jepet një mundësi më e madhe për të ecur përpara në botë, kufijtë e së cilës po bëhen gjithnjë e më transparent dhe ku bashkëpunimi ndërkombëtar po zë një peshë gjithmonë edhe më të madhe.   

Nxënësit tanë flasin më shumë se njëqind gjuhë të ndryshme duke na bërë një nga drejtoritë arsimore urbane më të larmishme në Shtetin e Pensilvanisë. Më shumë se 13,000 mijë nga nxënësit tanë janë nxënës, të cilët mësojnë Anglisht si gjuhë të dytë dhe bashkë me vështirësitë e zakonshme që lidhen me shkollimin, atyre u duhet të përballojnë sfidën e mësimit të një gjuhe të re dhe në të njëjtën kohë të përshtaten me një kulturë të re. Për t’u shërbyer nevojave të nxënësve dhe familjeve që flasin një gjuhë tjetër nga Anglishtja, Drejtoria Arsimore e Filadelfias ka zhvilluar një sistem të gjithanshëm mbështetës, ku përfshihen:

  • mësimdhënia për nxënësit që mësojnë Anglisht dhe programi dygjuhësh,
  • shërbime me tutor,
  • shërbime ndihmëse nga asistentë dygjuhësor,
  • shërbime përkthimi dhe interpretimi për komunikimin me prindër dhe
  • linja telefonike direkte për prindërit në gjuhën e tyre.
Ne gjithashtu bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të mbështetur kulturën e nxënësve tanë, nëpërmjet programeve mbi trashëgiminë kulturore, edukimit dhe njohjen me ngjarje kulturore të ndryshme. Ne bashkëpunojmë në mënyrë aktive me grupe dhe organizata të komuniteteve të ndryshme, të cilët japin mbështetjen e tyre për familjet dhe nxënësit tanë.