[]

Përmbajtja

Përmbajtja

 
     
Të dashur prindër dhe kujdestarë,

Mirëserdhët në uebsajtin e Drejtorisë Arsimore të Filadelfias në gjuhën shqipe!

Më poshtë po shtjellojmë përmbajtjen dhe funksionimin e uebsajtit, që t’ju asistojmë në përcaktimin e vendit të informacionit dhe mjeteve të nevojshme, që ju duhen.

Ky uebsajt përmban tre pjesë kryesore, të cilat janë:

  • Informacioni i fundit
  • Dokumentat që kërkohen më tepër
  • Mjetet Ndihmëse

Faqja “Informacioni i fundit” përmban dokumenta, njoftime dhe informacione të tjera të lidhura me aktivitetet që zhvillohen, ose do të zhvillohen së afërmi (p.sh takimet prind-mësues, testet e standardizuara etj.)

Faqja “Dokumentat që kërkohen më tepër” përmban arkiva të dokumentave, të ndara në tre pjesë:

  • Dokumentat që kërkohen më tepër –Dokumentat e listuara përfshijnë “Kodi i Sjelljes së Nxënësit”, “Data të Rëndësishme të Vitit Aktual Mësimor”, dhe “Formulari i Kontaktit në Raste Urgjencash”, etj.
  • Dokumenta të Renditura sipas Kategorive –Kategoritë e listuara përfshijnë “ Politikat dhe Rregullat e Drejtorisë Arsimore të Filadelfias”, “Testet e Standardizuara”, “Edukimi Special”, “Edukimi i Fëmijërisë së Herëshme” dhe “Zgjedhja e Shkollës”, etj.
  • Të tjera-Listohen të gjitha llojet e informacioneve, linkeve dhe posterave, të cilat ndihmojnë prindërit/kujdestarët, në nxitjen për edukimin e fëmijëve të tyre.

Faqja “Mjetet Ndihmëse” përmban një listë të gjatë të mjeteve që ju ndihmojnë në gjetjen e informacionit që kërkoni. Më poshtë janë disa shëmbuj të këtyre mjeteve:

  • “Qëndra Ndihmëse”-Nëse keni pyetje ose vrejtje rreth edukimit të fëmijës tuaj, ju mund të përdorni këtë mjet për të na vënë në dijeni.  Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që këto pyetje/vrejtje t’ia kalojmë palëve të duhura për t’i trajtuar.
  • “Kalendari i Shkollës”-Në fillim të çdo viti shkollor ne plotësojmë një kalendar të shkollës ku shënohen të gjitha ngjarjet/aktivitetet kryesore (p.sh takimet prind-mësues, testet e standardizuara etj.).  Në tipar unik  i këtij kalendari është se nëse ju e lëvizni kursorin në tabelën përkatëse në kalendar dhe klikoni në atë dritare, ju mund të kaloni në një ueb link me dokumentat që lidhen me ngjarjen dhe në këtë mënyrë eliminoni sorollatjen për gjetjen e dokumentacionit gjithëandej.
  • “Forumi 24 7” dhe “Unë  Kujdesem”-Të dyja këto përmbajnë një sasi të madhe informacioni dhe burimesh, që rritin më tutje edukimin e fëmijës tuaj.

Kjo hyrje e shkurtër vetëm sa prek një pjesë të vogël të uebsajtit.  Ju lutemi futuni në uebsajt dhe eksploroni më tej për informacion shtesë dhe burime të vlefshme, që përmban ky uebsajt.

Ju lutemi na kontaktoni duke klikuar  ikonën “Komente dhe Sugjerime” në këtë uebsajt, në rast se keni pyetje dhe sugjerime për shërbimet tona.

Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj.

                                                                                                               

                                                                                                Qendra e Përkthimeve dhe Interpretimeve të

                                                                                                Drejtorisë Arsimore të Filadelfias