Home ·
[]

Mjete të Vlefshme

 
   Në rast se keni ndonjë pyetje, ose sugjerim rreth edukimit të fëmijës tuaj, ju mund të përdorni  “Qendrën Ndihmëse” për t’a parashtruar atë.  Ne do t’a adresojmë këtë kërkesë  në zyrat përkatëse të Drejtorisë Arsimore, që t’i përgjigjet pyetjes, ose sugjerimit tuaj. 
 
      
   Ne i kemi vendosur të gjitha ngjarjet/aktivitetet e rëndësishme në kalendarin vjetor të shkollës. Ju mund të lëvizni kursorin në datën e ngjarjes dhe të klikoni në dritaren e aktivitetit (p.sh takimi prind-mësues, testet e standardizuara etj.)dhe do të shfaqen dokumentat që lidhen me ngjarjen, në dritaren që do të hapet para jush.  
      
   Në rast se ju jeni i porsaardhur në qytetin tonë, ose keni lëvizur në adresë të re, ju mund të gjeni adresën e shkollës të zonës tuaj, duke futur adresën e vendbanimit  dhe pastaj të klikoni  “Gjeje”. 
      
   Udhëzues xhepi për Informacionin Online është menduar  të ofrojë referenca të shpejta online për shumicën e informacioneve më të kërkuara, të tilla si politikat dhe rregulloret e Drejtorisë Arsimore, takimet prind-mësues, ndryshimet në orarin e shkollave dhe klasat e Anglishtes për të rriturit. 
      
   Në rast se fëmija juaj është viktimë e sjelljes brutale, ose ngacmimeve, ju mund të përdorni këtë mjet për raportimin e saj.
 
      

   Kjo është një qendër e informacioneve të rëndësishme rreth çeshtjeve të edukimit të fëmijës tuaj.  Ju lutemi merrni pak kohë që të eksploroni dhe mësoni më tepër.
 
      

   Në rast se ju dëshironi të komunikoni me mësuesin e fëmijës tuaj dhe të ndihmoni në përmirësimin e performancës të tij, përdorni këtë mjet.
 
      

   Ju lutemi Klikoni në ikonën majtas për fjalorin Shqip/Anglisht sipas klasave dhe lëndëve. (përpunuar nga Universiteti i Shtetit të Nju Jorkut dhe  Departamenti i Edukimit të Shtetit të Nju Jorkut)
 
      
   Në rast se dëshironi të regjistroni fëmijën tuaj në Akademinë Virtuale të Filadelfias (shkollë që zhvillohet  online), ju lutemi klikoni ikonën për më tepër informacion.
 
      
   Në rast se dëshironi të merrni njoftim për ndryshimet e orarit të shkollës nëpërmjet celularit, ose  e-mail_it, ju lutemi na kontaktoni nëpërmjet klikimit të ikonës.
 
      
   Në rast se dëshironi të merrni dijeni për klasat e Anglishtes për të rriturit pranë banesës tuaj, ju lutemi na kontaktoni duke klikuar ikonën.  Ju lutemi bëhuni me dije se:Këto klasa të Anglishtes nuk lidhen me Drejtorinë Arsimore.
 
      
   Në rast se ju nuk mund të gjeni dokumentin që ju nevojitet, ose keni marrë një dokument në gjuhën angleze prej Drejtorisë Arsimore, ose shkollës të fëmijës, të cilën nuk mund t’a kuptoni, ju lutemi na kontaktoni duke klikuar ikonën.