[]

Programet Verore

Letër Mirëseardhjeje në Stinën Verore 2017

 

Për:  Prindërit/Kujdestarët

Drejtoria Arsimore ka kënaqësinë t’ju njoftojë, që për nxënësit e saj, janë një numër i kufizuar programesh për verën e vitit 2017!

Në pritje të programeve verore të këtij viti, ne mendojmë se ju mund të keni pyetje të ndryshme të përgjithëshme, dhe/ose specifike, që lidhen me çdonjë prej programeve.  Për këtë arsye, më poshtë po radhitim informacion të përgjithshëm për të gjitha ofertat verore, së bashku me një përshkrim të shkurtër të secilit program, përfshirë kriteret e përzgjedhjes së nxënësve.

Informacion i Përgjithshëm për Gjithë Programet

  • Të gjitha programet ofrojnë mëngjes dhe drekë për nxënësit.
  • Eshtë e pritëshme, që të gjithë nxënësit të sillen në përputhje me Kodin e Sjelljes së Nxënësit gjatë gjithë kohëzgjatjes së programeve verore, me pasojat që mund të kenë në rast të moszbatimit të kërkesave të Kodit.
  • Të gjithë nxënësit pritet që të ndjekin programin veror çdo ditë, sipas lëndëve.

 

Shkrim-Leximi përmes Arteve

Shkrim-Leximi përmes Arteve, ju ofrohet nxënësve në dhjetë shkolla, prej ku drejtori zgjedh nxënësit. Pjesëmarrësit do të përjetojnë një përvojë unike në aktivitetet, që pasurojnë aftësitë në shkrim-lexim bashkërisht me artet, për  përmirësimin e aftësive në lexim, duke lidhur leximin më mirë me nxënësin. Programi do të jetë nga data 10 Korrik deri në 21 Korrik, nga E Hëna në të Premte, ora 8:30 Am-2:45 PM. Nxënësve do t’ju shërbehet mëngjes dhe drekë. Transporti nuk do të ofrohet. Vlerësimi i Numrit të Nxënësve Pjesëmarrës: 600

Shkrim-Leximi përmes Arteve – Informacion Shtesë:

Datat e Programit:    10 Korrik deri 21 Korrik (E Hënë deri të Premte)

Orët e Programit:      8:30 AM - 2:45 PM 

Prindërit/Kujdestarët duhet të kontaktojnë drejtorët e shkollës për konfirmim nëse shkolla e tyre është pjesëmarrëse

 

Zyra e Programeve Përgatitore për Kolegj  & Profesion (OCCR) 2017

Zyra e Programeve Përgatitore për Kolegj & Profesion (OCCR)  është në mbështetje të nxënësve të klasave të 9 dhe 10, të disa prej shkollave të mesme të Filadelfias. Këto programe janë strukturuar për nxitjen e kalimit të suksesshëm në shkollën e mesme, përfshirë pasurimin mësimor dhe përgatitjet pas përfundimit te shkollës së mesme Prindërit/Kujdestarët duhet të kontaktojnë drejtorët e shkollës për konfirmim nëse fëmija i tyre është pjesëmarrës.

a. Mëndjet e Shkathëta

 Programi Mëndjet e Shkathëta do të përfshijë nxënësit në aktivitete për zgjidhjen e problemeve të vështira, që shoqërohen me nivele të larta matematikore dhe algjebrike.  Aktivitetet e programit, janë të standardeve për përgatitjen për kolegjin dhe të standardeve bazë matematikore  dhe njohuritë e fituara gjate verës, përforcojnë, fuqizojnë dhe ndahen  me shokët gjatë vitit shkollor

Mëndjet e Shkathëta  – Informacion Shtesë:

Shkollat Pjesëmarrëse: Frankford, Kensington, Sayre, dhe South Philadelphia High Schools

Datat e Programit:    5 Korrik deri 27 Korrik

Orët e Programit:           9AM - 1 PM 

(E Hënë deri të Premte)

Nxënës të Regjistruar:     25 për shkollë

 

b. Arritja e më të Mirës

Programi i Arritjes së më të Mirës, do të mbështesë rritjen në shkrim-lexim, aftësitë praktike, zhvillimin e drejtimit dhe të mësuarit eksperimental. Nxënësit do të punojnë çdo ditë në këto rregulla aftësishë, për përgatitjen e tyre në hapin tjetër të karrierës në shkollën e mesme

Arritja e më të Mirës - Informacion Shtesë:

Shkolla Pjesëmarrëse: Penn Treaty 

Datat e Programit:    5 Korrik deri 27 Korrik

Orët e Programit:           9AM - 1 PM 

(E Hënë deri të Premte)

Nxënës të Regjistruar:     40

 

c. Programi i Drejtimit, Eksplorimit dhe Zhvillimit  (L.E.A.D.)

Programi  L.E.A.D. do të ofrojë një program veror për nxënësit e klasave të 9të, përfshirë drejtimin, pasurimin mësimor dhe përgatitjen për shkollimin pas shkollës së mesme. Në vazhdim, programi do të përgatitë nxënësit që shkojnë në klasë të 9të për tranzicionin në shkollën e mesme.

Programi i Drejtimit, Eksplorimit dhe Zhvillimit  (L.E.A.D.) - Informacion Shtesë:

Shkollat Pjesëmarrëse: Bartram, Ben Franklin, Dobbins, Edison, Sharswood School, Kensington, Kensington Health Science, Lincoln, George Washington, Mastbaum, Penn Treaty, Sayre, School of the Future, South Philadelphia, The U School & West Philadelphia

Datat e Programit:   10 Korrik deri 21 Korrik

Orët e Programit:           8:30AM - 1 PM 

(E Hënë deri të Premte)

Nxënës të Regjistruar:     25 për shkollë

 

d. Ura Verore (Northeast High School)

Programi i Urës Verore në “Northeast High School” do të ofrojë program veror për nxënësit e klasës së 9të, përfshirë drejtimin, pasurimin mësimor dhe përgatitjen për shkollimin pas shkollës së mesme.  Në vazhdim, programi do të përgatitë nxënësit që shkojnë në klasë të 9të për tranzicionin në shkollën e mesme.  

 

Ura Verore (Northeast High School)

- Informacion Shtesë:

Shkolla Pjesëmarrëse: Northeast High School (Vendi Lincoln High School)

Datat e Programit:    5 Korrik deri 28 Korrik

Orët e Programit:          8:30 - 1 PM 

(E Hënë deri të Premte)                             Nxënës të Regjistruar:    300

 

e. Instituti Veror për Drejtimin GEAR UP

Programi “GEAR UP” i Institutit Veror për Drejtimin, është një program një javor për nxënësit e klasës së 10 , i konceptuar të ofrojë Pasurim Mësimor, Ekspozim të Karrieres dhe Zhvillim te Drejtimit. Programi do të fokusohet në ekspozimin e karrierës, duke ofruar mundësi kontakti me profesionistët lokalë të fushave të ndryshme nga sektorët privatë, publikë dhe jofitimprurës. 

Instituti Veror për Drejtimin GEAR UP - Informacion Shtesë:

Shkolla Pjesëmarrëse: School of the Future & Pierce College

Datat e Programit:    10 - 14 Korrik (School of Future) 17-21 Korrik (Pierce College) 

Orët e Programit:          10 AM- 2PM            ( E Hënë deri të Premte)                            

Nxënës të Regjistruar:  40 për shkollë

Vini re: Ky program është vetëm për nxënësit e “GEAR UP”.


 

Qendra për Klasat e 11ta & 12ta  (Rifitimi i Krediteve)

KLASA e 11  - Nxënësit mund të marrin klasa me deri në dy kredite në lëmin e Anglishtes, Historisë, Matematikës, Shkencës, ose Spanjishtes. Këto kurse të rifitimit të krediteve ofrohen për nxënësit e klasës së 11  të Drejtorisë Arsimore të Filadelfias, sipas Rrjetit  Kompjuterik  të Shkollës (SCN). 

KLASA e 12  - Nxënësit mund të marrin klasa deri në dy kredite dhe/ose Projekt Shumë-Disiplinash dhe janë të gatshëm të diplomohen pas përfundimit të shkollës verore. Këto kurse përfitimi të krediteve ofrohen për  nxënësit e klasës së 12  të Drejtorisë Arsimore të Filadelfias, sipas Rrjetit  Kompjuterik  të Shkollës (SCN). 

Qendra për Klasat e 11ta & 12ta  - Informacion Shtesë:

Vendi:      Benjamin Franklin High School

Telefon:             215-400-7600

Datat:             26 Qershor – 27 Korrik            ( E Hënë deri të Premte)                            

Orari: 8:00 - 1:15 PM

Periudha 1:          8:00 - 10:30 AM

Periudha 2:          10:45 - 1:15 PM

Regjistrimi:  Nxënësit e klasave 11ta dhe 12ta do të regjistrohen paraprakisht sipas Vendeve të Përcaktuara në çdo shkollë. Para regjistrimi bëhet nga 1 deri 17 Qershor. Regjistrimet pa orar  takimi do të jenë në datat 26-27 Qershor.

Kërkesat për Kredite:  Jo më shumë se dy (2) mungesa (me dhe pa justifikim) dhe kalimi i të gjitha testeve, si dhe kritereve të pjesëmarrjes në klasë. 

Mid-Term:      E Martë 11 Korrik

Final:              E Hënë 25 Korrik

Diplomimi:  Diplomat do të shpërndahen në 27 Korrik, në ceremoninë e diplomimit për nxënësit, që kalojnë kërkesat minimale për diplomim në të gjitha fushat- pa asnjë dallim.

Prindërit/Kujdestarët mund të kontaktojnë këshilltarin e shkollës së tyre, ose të caktuarin për  programin, për mundësinë e përfshirjes në program.

 

Viti i Zgjatur Shkollor (ESY)

Viti Shkollor i Zgjatur (ESY) ofron edukim special, ose shërbime të ngjashme për nxënësit me pa aftësi, jashtë afatit 180 ditor , të vitit të rregullt shkollor. Personat e përfshirë në Aktin e Edukimit të Individëve me Paaftësi (IDEA), sipas këtij ligji, nga drejtoritë arsimore, njësitë e tjera arsimore dhe shkollat charter, duhet të ofrojnë shërbime jashtë vitit shkollor, nëse këto kërkohen nga nxënësi, që mundësojnë marrjen e edukimit të përshtatshëm (FAPE). Në disa raste, ndërprerjet e shkollës, të tilla si pushimet verore, rezultojnë në humbjen e aftësive të fëmijëve me pa aftësi, të cilët kërkojnë shumë kohë që t’i rikuperojnë këto aftësi, kur kthehen në shkollë. Shërbimet ESY ofrohen në këto ndërprerje, për evitimin e këtyre humbjeve. 

Viti i Zgjatur Shkollor (ESY)- Informacion Shtesë:

Datat e Programit: 11 Korrik – 17 Gusht (E Martë- E Enjte)

Orari i Programit:           9:00 AM - 1:00 PM

Shërbimet e ESY përgjithësisht do të ofrohen në ndërtesat shkollore të Drejtorisë, ditëve të Marta, të Mërkura dhe të Enjte, nga ora 9:00 a.m deri 1:00 p.m., për një periudhë 6 javore (11 Korrik 2017 deri 17 Gusht 2017). Gjithësesi, nuk ka një rregull fiks për sasinë, kohën  dhe llojin e shërbimeve të ESY; secili nxënës sipas nevojave specifike do të marrë shërbimet që sigurojnë edukimin e duhur . Ju duhet të diskutoni gjatë takimeve të Ekipit të  IEP , për shërbimet e nxënësit, nëse nxënësi kërkon më tepër, më pak, ose shërbime të tjera alternative.  

Prindërit/Kujdestarët e nxënësve me nevoja speciale, duhet të kontaktojnë Koordinatorin e Edukimit Special (SEL) ose drejtorin  për këto probleme.

 

Programi Veror për Fëmijët dhe të Rinjtë Imigrantë (ICY) 2017   

Programi veror ICY është për Nxënësit që Mësojnë Anglisht (ELLs), dhe që aktualisht janë në  klasat 4 deri 7 (ata që kalojnë në klasat e 5ta- 8ta), të cilët janë të rinj në USA (më pak se tre vite). Programi i paradites do të përfshijë mësime në Anglisht dhe matematikë, që mësohen nga mësues të Drejtorisë Arsimore të Filadelfias. Programi i pasdites përfshin mësime në arte, muzikë dhe teatër. Këto klasa mundësohen nga organizatat komunitare.

Programi Veror për Fëmijët dhe të Rinjtë Imigrantë -Informacion Shtesë:

Datat e Programits: 5 Korrik deri 28 Korrik (ditët ndryshojnë nga vendndodhja)

Orari i Programit (AM): Mëngjesi(8:30-9:00 a.m.)

Programi   (9:00-12:00 p.m.)

Orari i Programit (PM): Dreka    (12:00-12:30 p.m.)

Programi    (12:30-3:00 p.m.)

Prindërit/Kujdestarët duhet të kontaktojnë drejtorët e shkollës së tyre për konfirmim nëse fëmija i tyre është ftuar për pjesëmarrje.

 

Pedana Verore

Pedana Verore ofron një program 5 javor intensiv në shkrim-lexim për nxënësit aktualë të nivelit K-4 dhe familjet e tyre në shtatë shkolla.  Programi synon të zvogëlojë diferencën në lexim duke angazhuar mësuesit, familjarët, duke vënë objektiva dhe ofruar stimuj, që zvogëlojnë humbjet gjatë verës. Komponentët e programit përfshijnë vizita në shtëpi, mësime në shkrim-lexim,seminare fa-miljare dhe bonuse mësimore për nxë-nësit.  Numri i Nxënësve Vlerësohet në:  800 

Pedana Verore- Informacion Shtesë:

Datat e Programit: 10 Korrik deri 11 Gusht ( E Hënë deri të Premte)                            

Orari i Programit: 8:30AM - 12:30PM

Prindërit/Kujdestarët duhet të kontaktojnë drejtorët e shkollës për konfirmim nëse fëmija i tyre është ftuar për pjesëmarrje.

 

Punësimi Veror i CTE(Edukimi Tekniko-Profesional)   

Drejtoria Arsimore e Filadelfias nëpërmjet Zyrës së Edukimit Tekniko-Profesional do të ofrojë mundësi punësimi dhe kualifikimi gjatë verës për nxënësit e shkollës së mesme të moshës 14-18 vjeç. Programi Veror i Punësimit Tekniko-Profesional (CTE) , është një program novativ, i cili i ofrohet nxënësve të CTE, që ndjekin aktualisht Shkollat Publike të Drejtorisë së Filadelfias mundësinë të përfitojnë përvojë të çmuar në punë dhe të zhvillojnë aftësitë, që mund të përdoren në vendin e punës. Programi i punësimit veror është një zgjatim i kurrikulës mësimore që nxënësit mësojnë gjatë vitit mësimor. Kjo mundëi i lejon nxënësit të marrin një përvojë reale të punës, që nuk mund të përfitohet në klasat e shkollës.

Punësimi Veror i CTE  - Informacion Shtesë:

Orari i Programit: Ndryshon prej 8:00AM -4:00PM

Datat për Personelin dhe Nxënësit: 21 Qershor-3 Shtator

Prindërit/Kujdestarët duhet të kontaktojnë mësuesin e tyre të CTE për konfirmim nëse fëmija i tyre është ftuar për pjesëmarrje.

 

Programet Jashtë Shkollore (OST)

Drejtoria Arsimore e Fladelfias, gjatë vitit shkollor zhvillon shumë programe jashtëshkollore, të cilat operohen nga organizata jo fitimprurëse.  Në muajt e verës shumica e këtyre programeve ofrohen në kampet verore me kohëzgjatje gjashtë-javore, çdo ditë të javës (E Hënë e Premte). Këto programe zakonisht u shërbejnë nxënësve të shkollave të tyre dhe vendet e programit plotësohen me shpejtësi.

Programet Jashtë Shkollore - Informacion Shtesë:

Datat e Programit: 5 Korrik deri 18 Gusht ( E Hënë deri të Premte)                            

Meqenëse këto programe zhvillohen nga organizata jashtëshkollore, çdo pyetje, ose sugjerim duhet të adresohet te organizata që operon në kampin veror dhe jo në Drejtorinë Arsimore.

Opsionet e Nxënësve për Rifitimn e Krediteve në Verë 2017