Home ·
[]

ZGJEDHJA E SHKOLLËS

        

Prindërve/kujdestarëve dhe nxënësve

Zgjedhja e shkollës më të mirë për ju ose fëmijën tuaj, nuk është kurrë e lehtë. Drejtoria Arsimore e Filadelfias ofron një gamë të gjërë të shkollimit dhe programeve, për të cilat edhe një person me shumë përvojë duhet të mendojë gjatë përpara se të vendosë. Kjo është edhe arsyeja pse ne e kemi vendosur bashkërisht të gjithë informacionin më të fundit, duke shpresuar që të bëjmë më të lehtë dhe efikas proçesin tuaj të përzgjedhjes.

 

Ju lutemi, shqyrtoni me kujdes informacionin më poshtë për përcaktimin e shkollës që   preferoni. Ju sugjerojmë, që ndërkohë që e ngushtoni rrethin e shkollës së kërkuar,  kontaktoni me këshilltarin, ose mësuesin e nxënësit për marrjen e vendimit përfundimtar dhe kërkoni ndihmën e tyre për proçesin e aplikimit.

Proçesi i përzgjedhjes së shkollës

Proçesi vjetor i përzgjedhjes së shkollës (Klasat K-12) është konceptuar në mënyrë të tillë që t’i lejojë cilitdo të aplikojë, për vitin e ardhshëm mësimor në një shkollë tjetër veç asaj të zonës.

Proçesi i përzgjedhjes së shkollë fillon ҪDO VIT nga fundi i Shtatorit deri në fillim të Nëntorit. (aplikimet duhet të dorëzohen gjatë kësaj periudhe, që të garantojnë pranimin). JU LUTEMI BËNI KUJDES:  aplikimet për transferim në shkollat jashtë zonës së banimit, Shkollat me Pranim nga i Gjithë Qyteti dhe Shkollat me Pranim Special, për vitin mësimor 2017-2018 kanë afat nga data 29 Shtator deri 14 Nëntor 2016- pra një vit më përpara se sa të kryhet transferimi.

Në rast se ndonjëri nuk aplikon për shkollën e deshiruar prej tij/saj në periudhën e mësipërme, ose nëse ndonjëri transferohet në Drejtorinë Arsimore të Filadelfias, jashtë periudhës së përmendur më lart, ai/ajo do të caktohet automatikisht në shkollën e zonës së banimit.

 

Në rast se keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni nëpërmjet “Qëndra Ndihmëse”.

Diagramat e Aplikimit në Shkollë

    
Ju lutemi klikoni në figurën më lart që të futeni. Ju lutemi vini re: Ju mund të klikoni linkun blu në tabelë për marrjen e dokumentit/informacionit më të fundit.    

Politikat dhe dokumentacioni:

 


Informacioni Parashkollor

Pranimi në arsimin parashkollor drejtohet nga Zyra e Arsimit Parashkollor (OECE). Rregullat për pranimin dhe transferimin janë të ndryshme prej rregullave të sipërpërmendura për Klasat K deri 12. Klikoni në banerin më poshtë për detaje:            

                        

Udhëzime për Përzgjedhjen e Shkollës

              Shkollat fillore dhe tetëvjeçare (Klasat K-8)  
                       
              Shkollat e Mesme (Klasat 9-12)  
 
                   
  
              Informacion për shkollat charter ( Klasat K-12)  
 
                   
  

Referenca të tjera

 
                  
  
    
    
 
 
 
      

Faqja e internetit e Drejtoria Arsimore e Filadelfias (Shqip)>>>