[]

Akademia Virtuale e Filadelfias (PVA)

Akademia Virtuale e Filadelfias (PVA)

 

 

Akademia Virtuale e Filadelfias (PVA)

Çfarë është ajo?

PVA është një mundësi studimi falas ONLINE për të gjithë nxënësit e vlefshëm në klasat e 6ta - 12ta , të cilët janë rezidentë të Drejtorisë Arsimore të Filadelfias (SDP) duke filluar nga vjeshta e vitit 2013.  Nëpërmjet kompjuterit laptop dhe internetit të shpejtë, që ofrohen nga PVA, nxënësit do të kenë mundësinë që:

  • Të marrin të gjitha klasat online në shtëpi,  dhe
  • Të kenë akses online në mbështetje të ndryshme mësimore.

Në rast se fëmija juaj është një Nxënës që Mëson Anglisht(ELL), ju lutemi keni parasysh se:

Volumi i kërkesave në vlerësimet për leximin dhe shkrimin të klasave online, mund të paraqesë  vështirësi për Nxënësit që Mësojnë Anglisht (ELLs).  Prandaj, PVA është më shumë e përshtatëshme për Nxënësit që Mësojnë Anglisht, të cilët kanë një notë mesatare në kompozim 3.5 ose më të lartë, me një minimum vlerësimi 3.5 në testin WIDA ACCESS, ose  W-APT.  Programet me kohë të plotë online nuk rekomandohen për nxënësit ELL, të cilët kanë notë më të vogël se 3.5 në testet e përmendur më sipër.

Përfitimet Kryesore

  • Një opsion mësimor i dukshëm për nxënësit, të cilët nuk preferojnë të ndjekin shkollat publike standarde për ndonjë arsye;
  • Akses i plotë në të gjitha shërbimet dhe aktivitetet e Drejtorisë Arsimore (të lidhura me pjesën përkatëse të FAQ);
  • Planifikim i mësimeve më fleksibël, jo si planifikimi në shkollën tradicionale (të lidhura me pjesën përkatëse të FAQ);
  • Programi mësimor i Departamentit të Arsimit të Pensilvanisë, mësohet nga mësues të kualifikuar dhe të çertifikuar të Pensilvanisë (të lidhura me pjesën përkatëse të FAQ);
  • Nxënësit mësojnë sipas ritmit të tyre, me udhëzime online nga mësuesit, ndihmësit e tyre, këshilltarët, si edhe nga kujdestarë të tjerë (të lidhura me pjesën përkatëse të FAQ).

Kush ka të ngjarë të ketë sukses në PVA?

  • Nxënësit me motivim të fortë për të mësuar;
  • Nxënësit që janë nën mbikqyrjen e duhur të prindërve.

Në vazhdim, aftësitë e mëposhtëme janë një plus për nxënësit që të arrijnë sukses në PVA:

  • Aftësitë organizative
  • Aftësitë komunikuese
  • Aftësitë në shkrim lexim
  • Aftësitë në përdorimin e kompjuterit