Home ·
[]

Kindergarten Registration

Kindergarten Registration



                                                             
                                                                            Fletushkë e Regjistrimit në Kopësht
                                                                                     Lista e Plotë e Kopështit
                                                                            Synimet e Gadishmërisë për Shkollë


Politikat e Regjistrimit në Klasat e Kopështit

Fëmija juaj duhet të jetë 5 vjeç deri në 1 Shtator. S’ka përjashtime.

Drejtoria Arsimore, nën asnjë rrethanë, nuk teston për pranim në klasat e kopështit, në moshë më të hershëm.

Ҫdo fëmijë 6 vjeç, i cili nuk e ka ndjekur kopështin, me kërkesë me shkrim të prindit, mund të regjistrohet në kopësht në vend, që të shkojë në klasën e parë.

Për pranimin në klasën e 1_rë, fëmijët duhet të kenë moshën e detyrueshme 6 vjeç, deri në 1 Shtator.

Kur një nxënës aplikon për pranim në cilëndo shkollë, bëhet përgjegjësi e shkollës, që t’a regjistrojë nëse ai/ajo banon në kufijtë e zonës, ose të sigurojë menjëherë informacionin se ku duhet që ky nxënës të aplikojë. 

Nxënësit rezidentë kanë të drejtë ligjore të ndjekin shkollën deri në moshën 21 vjeç, veçse nëse ata kanë plotësuar programin deri në diplomim, ose kanë masë të vlefshme  përjashtimi. Në këtë rast, nxënës të tillë, të cilët dëshirojnë të kthehen në shkollë, duhen pranuar për vazhdimin e shkollës në klasa me orar të regullt.

Vizitoni shkollën e zonës, ose përdorni "School Finder" për shkollën më të afërt. Sigurohuni të merrni me vete dokumentat si më poshtë:


Proçedurat:

Me fuqi veprimi të menjëherëshme, proçedura e mëposhtëme i tejkalon të gjitha proçedurat dhe praktikat e mëparëshme, që lidhen me proçesin e pranimit në programet shkollore të Drejtorisë Arsimore të Filadelfias 

Një fëmijë duhet lejuar të vazhdojë shkollën ditën e nesëme të shkollës, nga dita kur është paraqitur për regjistrim dhe në të gjitha rastet brenda pesë (5) ditëve pune nga koha kur drejtoria ka marrë dokumentacionin e kërkuar. 22 Pa. Code §11.11(b).

Informacioni i Kërkuar

Si pjesë e përpjekjeve të Drejtorisë për mbajtjen e mjediseve të shkollave të sigurta për nxënësit, shkolla mund të kërkojë si më poshtë:

  • Në kohën e regjistrimit, një kopje të kartës identifikuese me foto të prindit/kujdestarit.  Kjo kopje do të ruhet me qëllim verifikimin e personave të autorizuar për shoqërimin e fëmijës, në vajtjen dhe ardhjen nga shkolla. 
  • Në vazhdim, shkolla mund të kërkojë rekorde të egzaminimeve shëndetësore dhe fizike, rekordet mësimore dhe të frekuentimit, të Programit të Individualizuar të Edukimit dhe programeve të tjera të edukimit special, në mënyrë që fëmija të vendoset në klasën dhe me mbështetjet e duhura.

Ju lutemi vini re: megjithëse shkollat mund të kërkojnë për çdonjë prej këtyre informacioneve, ata nuk mund të kushtëzojnë pranimin në shkollë dhe nuk mund të vonojnë pranimin deri në kohën që të ofrohen këto dokumenta.  Shkolla mund të vazhdojë të komunikojë me prindin/kujdestarin për këto informacione, pasi fëmija të jetë regjistruar në shkollë.

Dokumentacioni i Kërkuar

1)   Prova të moshës së fëmijës (Kërkohet një si më poshtë)

Dokumentat e pranueshme përfshijnë (në vazhdim janë shembuj dhe jo lista përfundimtare):

  • Ҫertifikata origjinale e lindjes së fëmijës
  • Kopje e noterizuar e çertifikatës së lindjes të fëmijës
  • Pasaportë e vlefshme e fëmijës
  • Ҫertifikata origjinale e pagëzimit, ku tregohet data e lindjes së fëmijës
  • Kopje e noterizuar, ose sipas regullit e  çertifikatës së pagëzimit, ku tregohet data e lindjes së fëmijës
  • Deklaratë e noterizuar nga prindërit, ose të afërmit, ku tregohet data e lindjes së fëmijës
  • Rekorde të shkollës të mëparëshme, ku tregohet data e lindjes

2)   Të dhënat e vaksinimit (Kërkohet një si më poshtë)

Dokumentat e pranueshme përfshijnë:

  • Të dhënat e vaksinimit të fëmijës
  • Një deklaratë me shkrim nga drejtoria arsimore e mëparëshme, ose nga një zyrë mjekësore, ku janë administruar rekordet e vaksinimit, ose që një seri e vaksinimeve është në vazhdim
  • Një deklaratë gojore nga drejtoria arsimore e mëparëshme, ose nga një zyrë mjekësore, ku janë administruar rekordet e vaksinimit, që vaksinimet janë kryer dhe dokumentacioni është në ardhje.

Përjashtimi nga vaksinimet

(a)  Përjashtimi Mjekësor. Fëmija nuk ka nevojë të vaksinohet, nëse një mjek, ose i caktuar prej tij, jep një deklaratë me shkrim, që vaksinimi mund të jetë  i dëmshëm për shëndetin e fëmijës. Kur mjeku vendos që ky vaksinim nuk përbën më dëm për shëndetin e fëmijës, fëmija do të vaksinohet sipas këtij nënkapitulli.

(b)  Përjashtimi për shkaqe Fetare. Fëmija nuk do të vaksinohet nëse prindi/kujdestari, ose fëmija i emancipuar, e kundërshton me shkrim vaksinimin për shkaqe fetare, ose në bazë të parimeve strikte morale, ose etike, të ngjashme me ato të besimit fetar.

Ju lutemi vini re: Nëse një nxënës sapo ka filluar një seri të çfarëdoshme të vaksimit, ai duhet të vazhdojë shkollën. Nxënësi duhet të jetë në vazhdim dhe në kohë me vaksinimet (p.sh nxënësi merr pjesën e parë të vaksinës dhe duhet të marrë pjesën e dytë pas 30 ditëve të pjesës së parë). Ju lutemi klikoni  këtu që të shihni Kërkesat e Vaksinimit për Pranim në Shkollë, nga Departamenti i Shëndetit të Filadelfias.

3)   Prova të Adresës (Kërkohen vetëm dy ( 2 )si më poshtë)

Dokumentat e Vlefshme Përfshijnë:  Shkollat duhet të jenë elastike në verifikimin e adresës dhe duhet të vlerësojnë çfarë është e arsyeshme në kushtet e familjes.
  • Tapia e Shtëpisë
  • Deklarata e Kredisë Bankare
  • Faturat e  (gazit, elektrikut, kabllit, telefonit)
  • Taksa e tokës (viti i fundit)
  • Patenta, ose karta e ndryshimit të adresës, me adresën aktuale
  • Letër nga Zyra e Sigurimit Social me adresën aktuale
  • Letër nga Asistenca Publike me adresën përkatëse
  • Letrat nga Fostercare/childcare dhe DHS, janë të vlefshme për regjistrim, kur një nxënës është në agjensitë e kujdesit ndaj tij
  • Kontrata origjinale e qirasë me emrat e prindërve/kujdestarëve dhe të fëmijës
  • Kartë Identiteti e Vlefshme e DOT  
  • Fatura e Kartës së Kreditit
  • Regjistrimi i fundit i makinës
  • Karta e Regjistrimit për Votime me adresën
  • Njoftimi i bankës me adresën aktua
  • Njoftim i  IRS, ose njoftimet e taksave p.sh., W2, 1040, 1099
  • Ҫeku i pagesës nga punëdhënësi me adresën aktuale
  • Letrat nga Strehimoret, ose vendet e strehimit janë të vlefshme për nxënësit pa shtëpi
  • Kontrata e firmosur e blerjes së shtëpisë, bashkëngjitur me kopjen origjinale të datës së blerjes, brenda 45 ditëve kalendarike të datës së blerjes

4)    Deklaratë e Regjistrimit e Prindit (Përfshirë në Formularin e Regjistrimit të Nxënësit EH40, ofruar nga shkolla)

Duhet të paraqitet një deklaratë nën betim, që dëshmon se nxënësi ka qenë, ose është i pezulluar, ose i përjashtuar për shkelje që përfshijnë drogën, alkoolin, armët, lëndime ose dhunë në mjediset e shkollës për ta pranuar në një njesi shkollore.  24 P.S. §13-1304-A. Shkolla nuk mund të mohojë, ose vonojë regjistrimin në shkollë të një nxënësi bazuar në informacionin që përmbahet në një rekord disiplinor, ose deklaratë nën betim.  Megjithëatë, nëse një nxënës është aktualisht i përjashtuar për shkelje që lidhen me armët, shkolla mund t’i ofrojë nxënësit, gjatë periudhës së përjashtimit, shërbime edukimi alternative.  24 P.S. § 13-1317.2(e.1) Nëse rekordet disiplinore, ose deklarata nën betim tregojnë se nxënësi është përjashtuar nga shkolla në të cilën ka qenë më përpara, për arsye të tjera nga ato të armëve, rekomandohet që shkolla të rishikojë performancën e nxënësit dhe rekordet e shkollës, që të përcaktojë shërbimet dhe mbështetjet që mund t’i ofrohen nga drejtoria pas pranimit.

5)   Pyetësori i Gjuhës në Shtëpi (Përfshihet në formularin e ofruar nga shkolla të Regjistrimit të Nxënësit- EH-40)

Të gjithë nxënësve që kërkojnë të regjistrohen për herë të parë në një shkollë do t’ju jepet një pyetësor për gjuhën që flitet në shtëpi, sipas kërkesave nga Zyra e të Drejtave Civile, të Departamentit të Edukimit të Sh.B.A. Pranimi i nxënësve nuk mund të vonohet për shkaqe të administrimit të Pyetësorit të Gjuhës në Shtëpi. 

Proçesi i Përzgjedhjes së Shkollës

 

Prindërit do t’i regjistrojnë fëmijët e tyre për klasat e kopështit në shkollat e zonës. Një prind që dëshiron të regjistrojë fëmijën në shkollë tjetër nga ajo e zonës duhet të plotësojë Aplikimin për Zgjedhjen e Shkollës. Për më tepër informacion, ju lutemi vizitoni uebsajtin e Proçesit të Zgjedhjes së Shkollës.