[]

Mësimdhënia për Gjuhën Angleze

Mësimdhënia për Gjuhën Angleze

 

Drejtoria Arsimore e Filadelfias ka afërsisht 13000 nxënës në sistemin e saj, nga arsimi Parashkollor deri në Klasat e 12, që janë Nxënës që Mësojnë Anglisht (ELL). Politikat e Shtetit, Federalit, si edhe ato të Drejtorisë Arsimore, ofrojnë bazat dhe strukturat për Programin Mësimor të ELL-ve, i cili përfshin Programin e Anglishtes për Folësit e Gjuhëve të Tjera.(ESOL).

Programi ESOL, e vë theksin në aftësimin e zotërimit të gjuhës Angleze, mbështet përmbajtjen e fushave mësimore dhe nxit kuptimin e kulturave të ndryshme. Qëllimi i programit është të lehtësojë arritjet e nxënësit në dëgjim, të folur, të lexuarit dhe të shkruajturit e gjuhës Angleze, siç përcaktohet nga standardet mësimore të Shtetit. Qëllimi final është të përgatitë nxënësin ELL, për kalimin e tij në programin e përgjithshëm dhe zhvillimin e aftësive në gjuhën Angleze, sipas nevojave për suksesin mësimor.

Për më shumë informacion rreth programit ESOL dhe shërbimet e vlefshme për ju si prind i një nxënësi ELL, ju lutemi klikoni në linket e mëposhtëm, për dokumenta të veçanta.